Ylli i popit Britney Spears u martua ditën e djeshme me të fejuarin e saj, Sam Asghari, por një incident ka ndodhur gjatë dasmës. “The guardian” bën të ditur se ish-bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, ka tentuar që të prishë ceremoninë. Ai është futur brenda shtëpisë së Britney-t, aty ku zhvillohej dasma, duke gënjyer rojet e sigurisë se e kishte ftuar vetë ish-bashkëshortja.
Jason e ka transmetuar të gjithë ngjarjen në rrjete sociale pasi ka qenë “live”. Ai mësohet të ketë thënë se:
Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë dhe do ta shkatërroj dasmën.
Jason është përplasur me rojet e sigurisë dhe në vendngjarje ka ndërhyrë policia duke e arrestuar. Rikujtojmë, se Britney dhe Jason u martuan në vitin 2004 por u ndanë vetëm 55 orë më vonë. Dasma e tyre, e cila u zhvillua në ‘A Little White Wedding Chapel’ në Las Vegas, u bë temë kryesore e lajmeve gjatë asaj kohe.
Alexander ka qenë një mbështetës i zëshëm i Spears edhe gjatë betejës së saj për ruajtjen e kujdestarisë. Ish-bashkëshorti madje uroi yllin e muzikës pas lajmeve të fejesës së saj me aktorin Sam Asghari. Ai u shpreh gjatë një interviste se:
Unë gjithmonë do ta dua. Nëse ajo është e lumtur me Sam dhe kjo do të funsionojë, unë jam i lumtur për të.
Rikujtojmë, gjithashtu se në muajin nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja rifitoi lirinë, pasi gjykata vendosi që babai të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj.