Celebrities Magazine Showbiz

Ray J shpjegon pse video erotike me Kim Kardashian në 2003 ka ndryshuar ‘kursin e botës’!

Prej kohësh tashmë askush nuk përmend në publik emrin e Ray J, prandaj këngëtari qe u shfaq ne videon pornografike me Kardashian duket se ka bërë vetëm këtë duke sjellë në dritë të dhëna interesante. Ish-i dashuri i Kim ishte në një intervistë me Shannon Sharpe që është shpërndarë milionë herë nga fansat.

Kjo sepse aty përmendet video famëkeqe e seksit e vitit 2003 të Kim Kardashian dhe ish të dashurit këngëtar, i cili sugjeron tashmë se ‘bota do të ishte ndryshe nëse ajo video e piset nuk do të ishte publikuar asokohe’. Ray J, është duke promovuar këngën e tij të re ‘Throwing Stacks’ edhe pse është më shumë i njohur për këngën provokuese ‘I Hit It First’, ku ai tregon për lidhjen me Kim para se ajo të shkonte me Kanye West apo me të dashur të tjerë. 43-vjeçari tha:

Gjithçka do të ishte ndryshe sikur të mos kishte ndodhur kjo, e gjithë industria e showbiz do të ishte ndryshe. Publikimi asaj video solli kulturën e pornografisë publike dhe shpërblimin e degjenerimit. Sikur të mos kishte ndodhur ndoshta shumë më tepër vajza do të shkonin në universitet.

Ai më pas u pyet si mund të rikuperonte dëmin që kishte bërë me videon:

Po më pyet nëse jemi pjesë e kurës apo e sëmundjes? Nuk e di, di vetëm që po përpiqem të vendos drejtësi për atë që kam bërë.

Intervistuesi Sharpe pyeti më pas Ray J nëse është i turpëruar nga video, megjithëse ajo e vendosi në qendër të vëmendjes dhe shtoi apelin e tij në media. Ai thotë se është i turpëruar pasi tani ka fëmijë.

Tani unë jam baba, nuk është mirë për fëmijët e mi, është diçka e pisët.

Video pornografike ishte gjithashtu nisja e karrierës së Kim Kardashian dhe motrave të saj, prej së cilës ato morën programin e tyre reality ‘Keeping Up with The Kardashians’.