Bota

Rasti i parë me linë e majmunëve në Suedi, reagon kompania farmaceutike Nordic!

Frika më e madhe për përhapjen e mundshme të lisë së majmunëve nga vendet afrikane ku filloi, në pjesën tjetër të botës u konfirmua nga njoftimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rastin e parë në një vend evropian, konkretisht në Suedi.

“Konfirmohet nëntipi Clade 1 mpox në Suedi. Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim”-tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Rasti i parë në Evropë është një person që u infektua gjatë qëndrimit të tij në një zonë të Afrikës ku ka pasur një shpërthim të konsiderueshëm të mpox të nëntipit Clade 1”-siç tha kreu i përkohshëm i Autoritetit të Shëndetit Publik Suedez, Olivia Wigtsel. Brenda pak orëve nga alarmi më i lartë i OBSH-së për linë e majmunëve, kompania farmaceutike bavareze Nordic ka njoftuar se është gati të prodhojë 10 milionë doza të një vaksine kundër virusit deri në fund të vitit 2025.