Health & Beauty Lifestyle Vitality Vibes | News

Rasti i Angelina Jolie dhe tumori i gjirit tek gratë/ Doktori italian Giovanni Tazzioli na njeh më shumë me sëmundjet kancerogjene!

Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. I ftuar në këtë episod me Ilvi Begollin ka qenë doktori i mirënjohur italian, Giovanni Tazzioli, për të folur rreth sëmundjeve kancerogjene.

Prof. Giovanni Tazzioli është ekspert në Kirurgjinë e Përgjithshme. I diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji, ai kryesisht merret me kirurgjinë e gjirit, trajtimin e tumoreve beninje dhe malinje të gjirit, kirurgjinë onkoplastike dhe trajtimin e sëmundjeve trashëgimore të gjirit. Tazzioli është profesor i asociuar i Kirurgjisë së Përgjithshme në Universitetin e Modenës dhe Reggio Emilia dhe gjithashtu autor i botimeve shkencore dhe ka marrë pjesë, gjithashtu si folës, në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Unë jam kirurg dhe në pjesën më të madhe të këtyre 20 viteve të fundit jam marrë shumë me kancerin, por sidomos me kancerin e gjirit. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e shpeshtë tek gratë. Tumori më i shpeshtë në fakt dhe falë parandalimit, sot kanceri i gjirit është tumori më i shërueshëm tek gratë. Çdo të thotë parandalim? Do të thotë të kërkosh stil jete që të ulësh mundësinë e prekjes nga sëmundja, por edhe një diagnostifikim i hershëm. Domethënë të evidentosh shenjat e hershme që të trajtosh më vonë sëmundjen. Sot kanceri i gjirit është tumori më i shpeshtë tek gratë në të gjitha moshat. Edhe pse shfaqet pas menopauzës, nuk përjashtohen rastet kur preken edhe moshat më të reja. Unë mendoj që në këtë drejtim ne mund të bëjmë vërtet shumë.

Kur është mosha minore e tumorit të gjirit?

Mosha më e ulët është midis 45 vjeç deri në moshën 74 vjeç, por ka edhe raste të moshave më të reja rreth moshës 40 vjeç. Ju të gjithë keni dëgjuar për rastin e Angelina Jolie që ka një frekuencë rreth 7 deri në 10% të një predispozitë gjenetike dhe risku i sëmundjes lidhet me genet e këtyre grave dhe mundësia e sëmundjes është e lartë tek këto gra dhe ne duhet të kemi fokus këtu. Por le të themi që shpeshtësia është midis moshave rreth 40 deri në 75 vjeç.