Celebrities Showbiz

Raporti i tij me vajzat brenda shtëpisë së BBV3, Julian Deda sqaron: “Djemtë dolën njëri pas tjetrit, sikur i kishte nëm njeri…”

Jul Deda ka qenë një nga banorët më të komentuar e më të fortë brenda “Big Brother VIP 3”. Ai i shkoi shumë pranë fitores, por në podium çmimi i madh shkoi për Egla Cenon. Juli ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për eksperiencën e tij dhe jo vetëm.

Të kemi parë shpesh me vajzat që kanë qenë pranë teje brenda shtëpisë, si Ledjona apo Erjola. Vazhdon miqësia edhe jashtë?

E kemi ruajtur miqësinë, kemi dalë kemi pirë kafe. Jo me të gjithë sepse nuk kemi pasur mundësi. Por me gocat jemi takuar jo vetëm për të treguar se brenda ka pasur një miqësi të vërtetë, por sepse kështu ka qenë vërtetë.

Ky raporti yt me vajzat brenda lojës ka qenë mjaft i komentuar, është thënë se ato kanë qëndruar pas teje. Çfarë mund të thuash për këtë?

Shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Por aty brenda kisha qejf që t’i kisha gjërat në kontroll. Edhe fakti që flija i fundit për shembull. Erdhi një moment në lojë që ishin 12 vajza dhe 4 djem dhe mbizotëronin femrat. Me mendjen time mendova që me vajzat është loja, ai është terreni që do të na ndihmojë të rrimë më gjatë në lojë. Djemtë dolën njëri pas tjetrit, sikur i kishte nëm njeri (qesh).