Aktualitet Politikë

Rama voton për delegatët e rinj të Kongresit të PS-së!

Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit të kësaj force politike në pushtet. Ata do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Kryeministri i vendit, njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama, sot mori pjesë në votimin për delegatët e Kongresit të ri të Partisë Socialiste.


95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e Partisë Socialiste. Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të ri të Partisë Socialiste zhvillohen në 369 vendvotime.

Vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se ky proces është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.