Aktualitet

Rama: Vijon puna për finalizimin e tunelit të Llogorasë!

Kryeministri Edi Rama sot ndau pamje nga tuneli i Llogorasë ku vijon puna për finalizimin e tij, duke bërë që bregdeti i jugut të jetë akoma më afër ndërsa pritet të hapet në korrik.

Mirëmëngjesi dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë!


Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të mëdha publike, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milion euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në të gjithë ekonominë e vendit, po jetësohet me ritme të shpejta.

Deri tani ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijohet me vendosjen e sistemit elektromekanik, si dhe sistemin e ndriçimit. Paralelisht po punohet për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit, po ashtu.

Tuneli kryesor, 7.70 m i gjerë e 4.70 m i lartë do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit e tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës e sinjalistikës.

Gjithashtu, në secilën anë, tuneli është i pajisur me trotuare, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore e atyre sipërfaqësore. Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, pesë janë për mjetet e gjashtë për këmbësorët.