Aktualitet Politikë Rajoni

Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook, një pjesë nga fjalimi i mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga ku bëri thirrje edhe për njohjen e Kosovës.

Krahas videos, kreu i qeverisë me ironi shkruan se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçic.

“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, shkruan kryeministri.

Kryeministri Edi Rama mbajti dje fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, ku ndër të tjera kërkoi njohjen e Kosovës. Ai tha se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, dhe nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme.