Aktualitet Politikë

Rama për “Financial Times”: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, rast 100% unik!

“Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët është një rast unik, 100% unik”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Times”. Në këtë intervistë, shefi i ekzekutivit shqiptar, po ashtu vuri në dukje edhe se “të tjera qeveri kanë shprehur interes për të përsëritur marrëveshjen”. Por, ai ka refuzuar duke e vënë theksin te lidhja “shumë e veçantë” sipas tij me vendin fqinj, në një miqësi “të rrënjosur thellë”.

Unë thashë jo. Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, më shumë se një marrëdhënie strategjike. Eshtë një miqësi e rrënjosur shumë thellë.

Në shpjegimin e tij,  Rama specifikoi edhe se marrëveshja bazohet në një histori të gjatë zbatimi reciprok të ligjit. Ndërkaq, ndër partnerët perëndimorë që u përpoqën të merrnin ndihmën e Tiranës zyrtare ka qenë edhe Boris Johnson, në kohën kur ishte në krye të qeverisë së Britanisë së Madhe. Kryeministri Rama shtoi se nga britanikët nuk ishte përcaktuar numri i emigrantëve. Nga ana tjetër, Britania e Madhe nuk ishte i vetmi rast, por kreu i qeverisë nuk u ndal në detaje.

Ndryshe nga marrëveshja me Italinë, sipas së cilës kërkohet strehimi i deri 3 mijë personave, në të njëjtën kohë, oferta e Londrës nuk kishte një numër fiks. Bëhej fjalë për të gjithë që vinin në Britaninë e Madhe si tranzit. Thashë se nuk kishte mundësi.

Pastaj kishim të tjera raste që nuk dua t’i përmend. Ndër vendet më të pasura në Europë, shpjegoi kryeministri duke paralajmëruar trajtimin e emigracionit si një problem sigurie dhe mbi të gjitha të mos kërkohej zgjidhje në eksternalizimin e tij. Çështja nuk mund të zgjidhet me transferimin e problemit, theksoi Rama për “Financial Times”.