Aktualitet Politikë

Rama ‘me ironi’ grekëve: Ndërruan emrat forcërisht, njollë turpi në historinë e Evropës…

Gjatë fjalimit të tij në Romë, Rama bëri një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen.

Italianët u sollën si askush tjetër u hapën rrugën shqiptarëve, tha Rama, nuk u ndryshuan as emrat, tha ai, sic ndodhi në Greqi, duke e quajtur një turp për historinë e Evropës demorkatike

”Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të  trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Milano u ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Rama tha se Shqipëria e cila ka ndryshuar dhe sot ka dhe besimin e ndërkombëtareve sot kërkon dhe besimin e të bijve të saj për tu rikthyer