Aktualitet

Rama lëviz drejtuesit në qarqe, Balluku merr Fierin, Spiropali vjen në Tiranë (EMRAT)

Në fund të fjalës së tij të gjatë, kryeministri Edi Rama, ka spostuar me një fjali jo vetëm nga qeveria por edhe nga organizimi i zgjedhjeve të ardhshme, Taulant Ballën. Njeriu i dytë më i votuar pas tij në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ish-ministër i Brendshëm, Taulant Balla u propozua nga Rama vetëm si sekretar për Diasporën.  Ai nuk figuron në listën e drejtuesve politik për zgjedhjet. Në Fier shkon kësaj here Belinda Balluku duke lënë Dibrën (e angazhuar per zgjedhjet lokale) dhe do të zëvendësohet nga Blendi Gonxhe. Ne zgjedhjet e 2021, drejtues qarku ne Diber ishte Ulsi Manja.

Në Tiranë ka gjithashtu surpriza. Krahas Erion Veliajt, Rama ka përfshire në listën drejtuese për Tiranën Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

Një tjetër fakt që duhet nënvizuar është edhe rikthimi i kryebashkiakeve si drejtues qarqesh. Ka ndodhur me Beratin që si qark do të drejtohet nga Ervin Demo, Shkodër Benet Beci dhe Durrës nga Emirjana Sako.

Stafi drejtues për zgjedhjet parlamentare 2025  

Tiranë

Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Durrës

Emirjana Sako

Shkodër

Benet Beci

Lezhë

Ulsi Manja

Kukës

Pandeli Majko

Elbasan

Arbjan Mazniku

Fier

Belinda Balluku

Korçë

Niko Peleshi

Gjirokastër

Mirela Kumbaro

Berat

Ervin Demo

Vlorë

Bledi Çuçi

Dibër

Blendi Gonxhe

Stafi drejtues për zgjedhjet parlamenrtare 2021

Fier-Taulant Balla

Elbasan-Damian Gjiknuri

Vlorë-Arben Ahmetaj

Shkodër-Edona Bilali

Kukës-Elisa Spiropali

Durrës-Ardian Çela

Berat-Bledi Çuçi

Gjirokastër-Mirela Kumbaro

Dibër-Ulsi Manja

Lezhë-Bledi  Klosi

Tiranë-Erion Veliaj