Aktualitet

Rama jep lajmin e mirë: Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues!

Kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të sezonit të ri  shkollor, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit.

Rama tha se shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë është gati që të presë 850 nxënës e mësues.

“Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.

Nesër, në të gjithë territorin e vendit, nis shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar.