Aktualitet

Rama i zhgënjyer nga ushqimi në Angli: Nuk kanë faj britanikët që kur vijnë tek ne thonë…

Kryeministri Edi Rama, ka konsumuar drekën pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe, por duket se nuk e ka shijuar aspak.

Duke shpërndarë një foto me ushqimin në tavolinë e me buzë të rrudhura, kryeministri shkruan: “Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘Oh sa mirë hahet këtu tek ju!’”.

Në këtë mënyrë, edhe njëherë tjetër, Rama promovon turizmin në Shqipëri, duke ftuar të huaj të shijojnë (ndër të tjera) ushqimin në vendin tonë.

Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të enjte në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë.  Veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga kreu i ri i qeverisë britanike, Keir Starmer.

Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.