Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit, se ekziston një rrezik i madh në mediat sociale në Europë dhe vendet demokratike si pasojë e dezinformimit rus dhe iranian.
“E mësuam në kurriz sepse nuk ishim si të tjerët, ishim Koreja e Veriut e Europës. Ishim të qartë, edhe pasi turqit vetë vendosën që nuk ishte ide e mirë. Do të jemi kaq të qartë dhe kur SHBA dhe BE të vendosin që nuk ishte ide e mirë. Duket surreale që në kohët tona një vend në Europë të ndryshojë kutitë me forcë.
Jemi të vetëdijshëm se jemi të vegjël për të ndryshuar fatin e ndokujt. Jemi krenar që jemi rritur krah partnerëve tanë, SHBA dhe BE. Për ne është shumë e qartë, nuk ka asnjë lloj grije në mes. Dua të shtoj diçka që nuk e kuptoj nga vendet demokratike.
Nuk e kuptoj më se çfarë duhet të ndodh për të kuptuar që media sociale në mënyrën si po merremi me të është aseti më i madh që rusët apo iranianit ka. Për ne varianti ynë i Tik-Tokut kinez është ferr. Po na rrëshket çështja se rusëve ju është hapur dera lirisht në hapësirën tonë.”-u shpreh Rama.