Aktualitet

Rama i ashpër me Kosovën, revoltohen gazetarët!

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër lidhur me Kosovën ku tha se nuk po shfrytëzon mundësinë që jep nisma ‘Ballkani i Hapur’, por nxit teoritë konspirative rreth saj. Rama tha se kjo nismë është vijim i procesit të Berlinit dhe nuk përjashton asnjë vend, por shmang bllokimet nga njëri-tjetri.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal, procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën se shpesh një vend apo një tjetër bëhen shkak që një vend të ngeci. Prandaj Ballkani i Hapur është krijuar jo për tu përjashtuar njeri, por të mos u varur nga veto e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për vetën e vet, por rrit teoritë e konspiracionit për Open Ballkan”, tha Rama.

Gazetarët nga Kosova nuk janë lejuar të bëjnë pyetjet e tyre në konferencën Rama-Merkel në Tiranë.

Në fund të intervistës ata kanë shprehur revoltën e tyre duke iu drejtuar Ramës se janë dhe ata këtu.

Rama ndërkohë tha se kjo ishte axhenda me pyetje të kufizuara dhe se Merkel nuk u kishte borxh kohën.