Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” se data 15 mars do të jetë ditë pushimi për administratën shtetërore.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave, thotë Rama, do t’u japë mundësinë punonjësve të shtetit, që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së Verës dhe fundjavës, pra të premten.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama
“Gëzuar Ditën e Verës”, uron kryeministri.