Aktualitet

Rama-fermerëve: Aplikoni deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare!

Kryeministri Rama fton fermerët të aplikojnë nga sot e deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes. Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet se fermerët të cilët duan të përfitojnë nga subvencionet në bujqësi mund të aplikojnë në platformën e-Albania. Ministritë e Bujqësisë e Zhvillimit Rural dhe të Financave miratuan udhëzimin që përcakton mënyrën si do të administrohet fondi prej 3.3 miliardë lekësh, me të cilin do të financohen 9 masa në total.

Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare,  në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.

Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.  Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për  kultivimin  e  perimeve,  rrushit për  tavolinë  në  serra dhe/ose  luleshtrydhe  në  tunele  plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat  organike  për  100 deri në  200 mijë lekë për fermë të certifikuar.

Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti  duhet  të  jetë  shtetas  shqiptar  ose person     juridik     ku     të     paktën     njëri     prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.   Përfitues  mund  të

jenë  fermerë  individualë,  grup  fermerësh,  subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV.  Fermerët  individualë  të  jenë  të  pajisur  me NIPT-in e fermerit me status aktiv.

SHBB-të,   GVV-të,   personat   fizikë   dhe juridikë  të  jenë  të  pajisur me  NIPT/NUIS  me status aktiv.  Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror. )  Aplikimet  për  masat  mbështetëse  direkte  me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online.