Politikë

Rama: Basha synon të kthejë bixhozin përmes bingove!

Nga njësia dy në kryeqytet kryesocialisti Edi Rama i intensifikoi akuzat ndaj Lulzim Bashës duke theksuar se plani kryedemokratit është rikthimi pikave të basteve.

 Autokolona e Rrapushit me makina të vjetra, është autokolona e Lulit kushton 4-5 milionë euro. Brenda atyre makinave janë ata që mezi presin 25 prillin të hapin bingot. Ia ka premtuar bingot nga e para- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u kërkoi mbështetësve dalje masive ditën e votimit me 25 prill, ndërsa shpjegoi dhe rëndësinë e votës së çdo shqiptari.

Kreu i Qeverisë do të jetë sot në orën 18:00 në Fier për mitingun përmbyllës të fushatës atje, ndërsa në këto çaste ka ndaluar në Lushnje. Më herët ai mbajti takime elektorale në Tiranë.

Ndërkaq në Fier ka përfunduar ndërtimi i spitalit memorial, i ndërtuar si një dhuratë nga Turqia. Ai u premtua nga Presidenti Erdogan dhe u ndërtua në kohën rekord të tre muajve.