8,5 milion vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milion më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milion. Kryeministri Edi Rama sot ndau statistikat mbi turizmin teksa theksoi se vizitorët e huaj “përfaqësojnë larmishmëri vendesh të origjinës”, por gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.
8,5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.
Rama theksoi se shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga Alpet deri në sitet e kulturës.
Viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Ndryshim rrënjësor i procesit të dhënies së plazheve te privati. Reforma u njoftua nga kryeministri Edi Rama. Vëmendja do të jetë te lirimi i hapësirave për plazhe publike apo plazhe që do të menaxhohen nga bashkitë duke ofruar shërbime kundrejt çmimeve të përballueshme për qytetarët. Në hapësirën e plazheve që do të marrin, bashkitë duhet të vendosin shezllone e çadra me një çmim tavan të detyrueshëm.
Në podcastin “Flasim”, kryeministri Rama informoi se shumë shpejt pritet të fillojë ndërtimi i resortit të parë të skive në zonën e Korçës. “Eshtë një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria. Arkitektët janë austriakë, autorë të resorteve më të famshme të Austrisë dhe Zvicrës”, deklaroi shefi i qeverisë.