Politikë

Rama: “2030 përmbyll rrugëtimin e kësaj gjenerate që udhëheq sot PS”

Gjatë takimit me aplikantët e platformës “Deputeti që Duam”, kryeministri Edi Rama është ndalur te negociatat me Bashkimin Europian dhe çeljen e kapitullit të parë e cilësoi si ditën më të rëndësishme qëkur ka marrë detyrën.

‘Shqipëria ka shumë probleme’-tha Rama, por sipas tij ka garancinë për të adresuar problemet që duhen zgjidhur. PS ka nevojë të rrisë kapacitetet tha Rama, duke shtuar se ‘2030 përmbyll këtë fazë të rrugëtimit të kësaj gjenerate që udhëheq sot PS’.

“Tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar, Shqipëria sot është ulur në tryezë duke negociuar në BE. Për mua java e kaluar ishte dita më e rëndësishme qëkur kam marrë detyrën. Momenti më përmbushur, e di mirë si dëshmitar së çfarë na është dashur të bëjmë për të provuar për veten tonë dhe për të tjerët që ne jemi forcë që mund ta garantojë të ardhmen. Shqipëria ka shumë probleme, por ka një garanci. Ka një kapacitet të mishëruar te PS për të adresuar problemet dhe e dyta ka një kapacitet të mëshiruar për ti kuptuar, pranuar dhe adresuar problemet që duhen zgjidhur. PS ka nevojë ta rrisi këtë kapacitet në mënyrë domethënëse duke filluar nga skuadra e saj në parlament. Për mua kjo gjeneratë, përkon me kohën që ka nevojë për ri korrektim.

Platforma nuk është e re, fakti që herën e shkuar pjesëmarrja ishte më e ulët se sot dhe sot ka një prurje shumë më të madhe, lidhet me kohën, me ndjesinë e përgjithshme të shoqërisë për të parë riformësim, për të parë rikorrektim. Ne kemi detyrën t’i prijmë vendit dhe të jemi bartësit domethënës së përgjigjes për këtë nevojë. Nuk e di nëse po bëhem shumë teorik por është shumë konkrete kjo. Jam besimplotë që ky proces do të jetë i shëndetshëm.

Do të na duhet për sfida të mprehta që kemi para deri në majën që duhet ta ngjisim Shqipërinë, që është maja në anëtarësimin në BE. Proces që zhvillohet duke bërë këtu gjërat me të cilat thua këto i kam gati. Pas çeljes së negociatave në kuptimin që u hapën por ulja në tryezë kërkoi shumë kohë, ne e kemi çuar Shqipërinë në një stat tjetër. Jemi të vetëdijshëm se 2030 përmbyll këtë fazë të rrugëtimit të kësaj gjenerate që udhëheq sot PS.”-u shpreh Rama.

Top Channel