Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontrollin e Khersonit, qytet me 300 mijë banorë. Nëse këto pretendime vërtetohen, Khersoni do të bëhet qyteti më i madh ukrainas në duart e rusëve. Ndërkohë është i rëndësishëm për portin në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale. Ndër të tjera, marrja nën kontroll nënkupton kapjen e një burimi të madh ujor. Ukraina vendosi digë në kanalin e Krimesë së Veriut, pasi Rusia pushtoi Gadishullin e Krimesë më 2014-ën.
Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë se po synon të “zhdukë” ukrainasit, shtetin dhe historinë e tyre. Në një video-mesazh, lideri ukrainas shprehet:
Sulmet me raketa në një zonë të masakrës së Holokaustit tregojnë se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është plotësisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin e historinë tonë. Por, dhanë urdhër për të na zhdukur!
WizzAir do të ofrojë 100 mijë vende të lira për refugjatët ukrainas për fluturime në distanca të shkurtra. Në një postim në rrjetet sociale, kompania ajrore me bazë në Hungari shkruan se “është e përkushtuar për të ndihmuar refugjatët ukrainas që të shkojnë në destinacionet e tyre”. Në nisje, fluturimet do të jenë të mundshme nga Polonia, Sllovakia, Hungaria e Rumania gjatë muajit mars.
WIZZ is committed to helping Ukrainian refugees reach their destination, wherever that may be. We are providing 100,000 free seats on short-haul flights departing from Poland, Slovakia, Hungary, and Romania in March. Book your travel at https://t.co/eDw80hGC2k pic.twitter.com/2duHFtPdr3
— Wizz Air (@wizzair) March 1, 2022
Më shumë se 660 mijë persona janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus. Shifrën e jep UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Polonia ka raportuar për fluksin më të madh. Vlerësohet se 450 mijë ukrainas kanë shkuar në territorin polak, referuar burimeve zyrtare.
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që synojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Nafta e papërpunuar Brent ka arritur në 110 dollarë për fuçi, rritja më e madhe në shtatë vitet e fundit. Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë ranë dakord për të nxjerrin në treg 60 milion fuçi nga rezervat emergjente. Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende të tjera, anëtare të kësaj Agjencie, thanë se “me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet”. Ndërkaq, Bursa e Moskës qëndron e mbyllur prej tre ditësh.