Bota

Rajoni me detin më të pastër në Itali!

Për të katërtin vit radhazi, Puglia zgjidhet vendi me detin më të pastër në Itali. Kjo konfirmohet nga monitorimi i Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit i cili nxori të dhënat rajone.

Puglia u rendit e para në gadishull për cilësinë e ujit ku mund të lahesh e ndjekur nga Friuli-Venezia Giulia (99 përqind), Sardenja (98.4 përqind) dhe Toscana (98.2 përqind).

Në Itali, 5090 kilometra shtrirje detare (95.6% e bregdetit të monitoruar) përfshihen në klasën e cilësisë ‘të shkëlqyer’, më e larta e parashikuar nga sistemi i klasifikimit evropian.

Nëse shtojmë edhe seksionet me klasifikim ‘mirë’ (153 kilometra, e barabartë me 2,9% të totalit) arrijmë në 98,5 për qind. Për më tepër, 32 kilometra (0.6 përqind) bien në klasën e cilësisë “të mjaftueshme”, 44 kilometra në cilësi “të dobët” (0.8 për qind).