Sport

Rabiot drejt Arabisë Saudite

Adrien Rabiot pritet të jetë sërish shok skuadre me Kristiano Ronaldon.  Sipas asaj që raportohet nga “Sport Mediaset”,  mesfushori francez është afër transferimit te Al Nassr, klubi i Riadit ku Ronaldo luan që në vitin 2023, pas largimit nga Mançester Junajtid.

Rabiot, i cili u largua nga Juventusi si lojtar i lirë këtë verë pas pesë vitesh lojë për bardhezinjtë, me gjasë do të nënshkruajë një kontratë me vlerë rreth 10 milionë euro. 29-vjeçari, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e PSG dhe Toulouse.