Celebrities Gossip Showbiz

“Qyteti që vret me…”, komenti i Meriton Mjekiqit në foton e fundit të Ilnisa Agollit tërheq vëmendjen e ndjekësve!

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë udhëtuar në vende të ndryshme me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë, çifti i njohur u nis drejt Palermos, Itali.

Këtë e kanë zbuluar vetë ata përmes postimeve të ndryshme në profilet e tyre në “Instagram”. Një ditë më parë, Ilnisa publikoi në Instagram  disa fotografi të realizuara pikërisht në Palermo.

Qyteti që vret me këngë, kështu quhej dikur dokumentari im për Palermon. Jam rikthyer pas gati dy vitesh në krahët e tij, siç vetëm në dashuritë e mëdha mundesh

Në këtë postim ka gjithashtu edhe komente të shumta, por vëmendjen e merr sigurisht ai i Meritonit. Ky i fundit ka lënë në koment një emoji zemër të kuqe, të cilit Agolli i është përgjigjur:

Jeta ime

Kjo nuk është hera e parë që ata të dy i shprehin ndjenjat njëri-tjetrit në rrjetet sociale. mjafton që njëri prej tyre të bëjë një postim dhe menjëherë vjen komenti nga tjetri.