Një skulpturë e diskutueshme e një dore gjigante me një fytyrë njeriu po hiqet nga maja e një galerie në Wellington të Zelandës së Re, pas pesë viteve. Quasi, një skulpturë nga Ronnie van Hout, fillimisht u porosit nga Galeria e Arteve Christchurch në vitin 2016 dhe u zhvendos në krye të City Gallery Wellington në vitin 2019.
Bëhet e ditur se skulptura u dëshmua menjëherë e diskutueshme nga disa banorë të Wellingtonit dhe u cilësua si “shqetësuese” në rrjete sociale. Për këtë arsye, Wellington mori vendimin për ta larguar atë.
Vepra, e quajtur Quasi, është e artistit të Zelandës së Re me bazë në Melburn, Ronnie van Hout, i cili bëri “autoportretin e pjesshëm” për t’u vendosur në qytetin e tij të lindjes në Christchurch pas tërmetit shkatërrues të 2011. Skulptura e polistirenit dhe rrëshirës është gjithashtu një referencë për Kuasimodo, nga ‘Kurrizoja i Notre Dame’ e Victor Hugo. Kryebashkiakja e Wellingtonit Tory Whanau tha se Quasi kishte krijuar shumë diskutime dhe kuriozitet në Wellington dhe la një gjurmë të vërtetë në qytet.
Quasi gjithashtu na tregoi se pse është e rëndësishme të kemi projekte të ndryshme arti dhe krijuese në qytetin tonë. Thënë kjo, mezi pres të shoh Quasi të drejtohet diku tjetër për të bërë një ndryshim.