Edhe kafeja më e mirë mund të lërë një shije të keqe në gojë kur shikon faturën e lokalit. Dhe në shumë qytete në Europë kafeja kushton! Por cili është qyteti që e ka kafenë më të shtenjtë në Europë dhe cili më të lirë? Na lejoni t’ju themi që në fillim se Shqipëria ka kafenë më të lirë në Europë.
Revista “Travelbook” ka publikuar një artikull se sa kushton të pish një kafe në Evropë. Lista e hartuar nga revista gjermane mori në konsideratë 42 qytete dhe mbi 400 menu për të identifikuar se cili qytet evropian është më i shtrenjtë për sa i përket kafesë dhe cili është më i liri.
Por çmimet e treguara nga revista gjermane janë çmime mesatare, që do të thotë se, me shumë mundësi, në disa nga këto qytete mund të pini një kafe pa pasur nevojë të shpenzoni këto shuma ose, ndoshta, fatura juaj mund të jetë edhe më e kripur.
Kafeja më e shtrenjtë/Kopenhagen, Danimarkë/mesatarisht4 euro
Bernë, Zvicër/3.96 euro
Reikjavik, Islandë/3.16 euro
Paris, Francë/2.87 euro
Monako, Montekarlo/2.85 euro
Vjenë, Austri/2.75 euro
Londër, Britani e Madhe/2.70 euro
Stokholm, Suedi/2.68 euro
Luksemburg/2.66 euro
Athinë, Greq i/2,61 €
Oslo, Norvegji/2,57 €
Amsterdam, Hollandë/2,56 €
Bruksel, Belgjikë/2,49 €
Talin, Estoni/2,21 €
Dublin, Irlandë/2,20 €
Riga, Letoni/2,10 €
Pragë, Republika Çeke/1,99 €
Madrid, Spanjë/1,93 €
Bratislavë, Sllovaki/1,90 €
Berlin, Gjermani/1,85 €
Vilnius, Lituani/1,80 €
Lubjanë, Slloveni/1,63 €
Nikosia, Qipro/1,59 €
Budapest, Hungari/1,58 €
Varshavë, Poloni/1,55 €
Bukuresht, Rumani/1,52 €
Zagreb, Kroaci/1,46 €
Kiev, Ukrainë/1,35 €
Valeta, Maltë/1,33 €
Sofje, Bullgari/1,21 €
Podgoricë, Mali i Zi/1,20 €
Beograd, Serbi/1.19 euro
Chisinau, Moldavi/1.17 euro
Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë/1.15 euro
Lisbonë, Portugali/1.13 euro
Romë, Itali/1.12 euro
Andorra la Vella, Principata e Andorrës/1.10 euro
Qyteti i San Marinos, San Marino/0.98 euro
Prishtinë, Kosovë/0.90 euro
Shkup, Maqedoni e Veriut/0.89 euro
Kafeja më e lirë-Tiranë, Shqipëri/0.70 euro
Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të lirë se vendet e tjera të Evropës të përfshira në listë. Në Tiranë, kafeja kushton mesatarisht 0.70 euro, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagen, që është kryeqyteti europian me kafenë më të shtrenjtë. Nëse mbështeteni te kafeja për t’u zgjuar në mëngjes ose thjesht shijoni shijen e saj unike, atëherë e dini se jo çdo filxhan është i njëjtë. Krahas llojit të kokrrave të kafesë që përdoren, çdo lloj ëmbëlsuesi mund të ndryshojë edhe shijen e saj. Një studim i ri ka zbuluar se një filxhan kafe që përmban pak ose në mënyrë ideale aspak sheqer, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.