Aktualitet

Qytetarja e denoncoi se e goditi, pezullohet efektivi në Berat!

Në Berat u pezullua nga detyra një efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë. Shkak u bë denoncimi i një qytetareje, e cila u ankua se u godit fizikisht nga punonjësi i uniformave blu. Po ashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier-Berat) e kallëzoi penalisht.

Në njoftimin zyrtar thuhet se materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.