Bota Botë e Çuditshme

Qytetarja amerikane telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë!

Policia e Uashingtonit shpesh merr raportime për kafshë, bagëti e qen problematikë. Por, telefonata që ata morën së fundmi nga një grua që po përndiqej nga dhjetëra rakunë pranë shtëpisë së saj në Poulsbo, ka ngjallur reagime.

Gruaja raportoi se duhej të ikte nga prona e saj pasi 50 deri në 100 rakunë po e ndiqnin. Ajo u tha policisë se filloi të ushqente një familje rakunësh dekada më parë dhe ishte mirë deri rreth gjashtë javë më parë, kur numri i tyre shkoi në rreth 100. Deri më tani, nuk është e qartë se çfarë bëri që numri i tyre të rritej papritur.

Nërkaq, Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut Los Anxhelos ka lëshuar një paralajmërim pas zbulimit të dy rasteve të një infeksioni të rrallë parazitar, i njohur si “Baylisascaris procyonis”, në zonën e Gjirit të Jugut të Los Angeles County. Kjo sëmundje, e cila përhapet nga kafshët te njerëzit, është shkaktuar nga një lloj krimbi të rrumbullakët.

Baylisascaris procyonis zakonisht jeton në zorrët e kafshëve, sidomos në ato të rakunëve, ku paraziti nuk shkakton sëmundje. Megjithatë, kur një njeri infektohet, krimbi mund të depërtojë në organet e tjera si sy, tru dhe organe të tjera, duke shkaktuar ënjtje të trurit dhe sëmundje të rënda të syve, të cilat potencialisht mund të jenë fatale.