Turqia mund të jetë shumë larg dërgimit të dikujt në hapësirë, por një restorant kërkoi ta provonte me disa hapa modeste, një pjatë e shijshme me qofte nga provinca jugore e Adanas. Disa orë para darkës së iftarit për besimtarët myslimanë që e prishin agjërimin e tyre të përditshëm dhe shumë kohë pas përgatitjeve të kujdesshme, Yaşar Aydın hodhi në stratosferë një pjatë të vogël me qofte.
Ky ushqim është një pjatë e famshme në Adana ku qoftet dhe mëlçitë pikante tërheqin adhuruesit e kuzhinës turke. I mbështjellë rreth një tubi çeliku për ta mbajtur atë më të lëngshëm, qoftja u bë udhëtimi i parë turk në hapësirë ditën e martë. Aydın fillimisht kishte planifikuar të lëshonte qoften e tij në hapësirë gjatë një festivali të fundit në qytet, por kushtet e pafavorshme të motit vonuan lëshimin.
Më në fund të martën, me ndihmën e sipërmarrësit vendas Idris Albayrak, Aydın arriti ëndrrën e tij. Albayrak, i cili është gjithashtu një student i inxhinierisë hapësinore, planifikoi të gjitha fazat e nisjes në stratosferë.
Një kuti e veçantë u krijua për të vendosur qoften në mënyrë që të mund të durojë temperaturat ekstreme në qiell. Kutia, e pajisur me kamera dhe një pajisje gjurmuese, ishte ngjitur në një tullumbace me helium. Nga ana e tij, Aydın nuk harroi t’i shtojë qoftes edhe mezet anësore, ashtu siç u shërben klientëve të tij në Tokë, nga qepa te sallatat.
Ata zgjodhen 12 Prillin pasi ishte edhe Dita Ndërkombëtare e Fluturimit Njerëzor në Hapësirë, përvjetori i fluturimit legjendar të kozmonautit sovjetik Yuri Gagarin në botën e panjohur. Megjithatë, destinacioni i qoftes ishte pak a shumë i qartë, rreth 38 kilometra mbi qiellin e Adanas.
Mes duartrokitjeve dhe vështrimeve kurioze të shikuesve, kutia u lëshua në hapësirë për një fluturim që zgjati rreth tre orë. Sapo tullumbacja shpërtheu, filloi udhëtimi i saj për t’u kthyer në Tokë. Kutia e qoftes ra në det në brigjet e Hatay, një provincë jugore turke, në një vend rreth 121 kilometra larg vendit të nisjes.
Aydın dhe persona të tjerë e nxorrën kutinë, me përmbajtjen e saj kryesisht të paprekur, me përjashtim të disa pjesëve të ‘rrëmbyera’ me sa duket nga peshqit, të cilat padyshim ishin të befasuar nga kjo ‘dhurate’ nga lart, por tepër pikante dhe mishngrënëse për shijen e tyre. Teksa mori kutinë dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet e tij për të gjuajtur pjatën e famshme më tej në hapësirë, Aydın tha me shaka për gazetarët që ishin aty për të parë nisjen dhe kthimin e pjatës tradicionale, se:
Unë mendoj se alienët e kthyen atë sepse kishte shumë piper. Do të dërgoj një pjatë me më pak piper herën tjetë. Jam i lumtur të promovoj qytetin tonë dhe kuzhinën tonë. Më pëlqen të jem i pari në diçka.