Bardhi, një nga emrat më të njohur të muzikës, ditën e djeshme ka publikuar këngën “Qikes tem”, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut përmes tekstit të saj emocionues dhe mesazhit të thellë, gjë që i ka shokuar të gjithë. Kjo këngë duket se pasqyron lidhjen e tij me partneren e tij dhe shtatzaninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që kanë kaluar së bashku.
“Çikës tem” tregon për vuajtjet dhe sfidat e tij në karrierë, si dhe problemet që e fejuara e tij, Sara Gjordeni, ka hasur gjatë shtatzënisë. Teksti i këngës prek edhe pamundësitë financiare dhe zhgënjimin nga miqtë, duke përmendur fjalët “Dritë, më lanë pa lekë”.
Por, më kryesorja, artisti ka ndarë me të gjithë emrin e bebushes që pritet të vijë në jetë së shpejti. Nea, ky është emri që dyshja kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre, që do i bëjë prindër për herë të parë.
Emri Nea, vjen nga greqishtja e lashtë dhe simbolizon “dikë që mbetet gjithmonë i ri, në shpirt e pamje, dhe që vazhdimisht përmirëson veten”. Gjithashtu, në fenë islame, Nea ka një tjetër kuptim të bukur, duke përfaqësuar “një dhuratë e frytshme, një person që sjell dritë dhe gëzim gjatë gjithë jetës”.