Në një fushatë kontrolli e monitorimi në stil “Big Brother”, qeveria e Macron thotë se kërkon të mbajë nën kontroll opinionin e publikut për politikat e qeverisë, ngjarjet aktuale dhe organizimin e protestave të mundshme, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe përpunimin e të dhënave personale.
Rrjeti investigativ vendas l’Informé shkruante se shërbimet informative të qeverisë kishin shpallur tendera duke ftuar kompanitë të propozonin mjetet e tyre për analizimin e asaj që qytetarët francezë flasin mes tyre online.
Fushata që deri tani kufizohej në monitorimin e rrjeteve sociale, tani zgjerohet edhe më shumë për të përfshirë “kërkimet në rrjet” dhe zgjerimin e të dhënave personale të mbledhura “për të kuptuar në kohë reale atë për çka njerëzit janë të shqetësuar”, shkruan rrjeti belg BrusselsSignal.
Qeveria e Parisit thoshte se po fokusohet në “zbulimin e sinjaleve të dobëta”, me qëllim identifikimin sa më herët të tentativave të organizimit të protestave, para se ato të fitojnë terren, si në rastin e protestës së Jelekëve të Verdhë në 2018.
Në maj të këtij viti zyrtarët njoftuan ndalimin e TikTok në territorin e jashtëm francez New Caledonia ku protesta të gjera u organizuan kundër politikave qeveritare.
Drejtori Michael Nathan se ndryshimet kanë si qëllim zgjerimin e burimeve publike të analizuara dhe integrim të kapaciteteve më të fuqishme të analizës së të dhënave.
Kritikët vendas kanë ngritur zërin ndaj këtyre programeve që ndërhyjnë në privatësinë e jetës së qytetarëve.
Grupi vendas i të drejtave dixhitale ‘La Quadrature du Net’ nxiste në një thirrje ndalimin e inteligjencës artificiale në survejimin e jetës së qytetarëve.
“Ne të gjithë duhet t’i rezistojmë këtyre përpjekjeve për normalizim të survejimit video dhe të konfirmojnë refuzimin e publikut për këtë teknologji”, shkruante grupi.
Ata shtonin se qytetarët “po transformoheshin në subjekte testimi dhe eksperimente mbikëqyrjeje, të cilat po vihen në zbatim në bashkëpunim me policinë dhe agjenci të tjera shteterore, shkruan rrjeti BrusselsSignal.