Tech

Qeveria e këtij vendi i jep fund përdorimit të ‘floppy’ disqeve!

Qeveria japoneze ka konfirmuar se i ka dhënë fund përdorimit të “floppy” disqeve. Përdorimi i teknologjisë së vjetërsuar nga Japonia është kthyer në titujt kryesorë këtë javë, pasi qeveria japoneze thuhet se shpalli fitoren në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund përdorimit të “floppy” disqeve. Ministri japonez i Digjitalizimit, Taro Kono, informoi Reuters-in se “kanë fituar luftën me disketat gjatë 28 qershorit”.

Kono ka qenë gjithashtu i zëshëm për largimin e makinerive të faksit dhe teknologjive të tjera analoge në qeverinë japoneze. Nga mesi i qershorit 2024, ministria e Digjitalizimit në Japoni, organi qeveritar përgjegjës për udhëheqjen e transformimit digjital të vendit, kishte hequr të gjitha 1034 rregulloret që rregullonin përdorimin e disketave, me përjashtim të një përdorimi mjedisor që lidhet me riciklimin e automjeteve.

Sipas Reuters, ajo ishte krijuar gjatë pandemisë Covid-19 në vitin 2021, gjatë përpjekjeve për të kryer testimin dhe vaksinimin mbarëkombëtar dhe kishte zbuluar se qeveria japoneze ende mbështetej në dosjet e letrës dhe teknologjinë e vjetërsuar. “Floppy” disku është një teknologji e tillë e vjetërsuar, për faktin se nga fundi i viteve 2000, kompjuterët prodhoheshin rrallë me disqe të përfshira.