Të gjithë e dimë se muaji qershor është muaji i qershive. Të shumtë janë njerëzit që këtë frut e kanë edhe një nga më të preferuarat e tyre. Qershia ka origjinë aziatike, ndërsa në Evropë është përhapur rreth shekullit të dytë. Në Lindjen e Largët, sidomos në Japoni, pema e qershisë është shumë e përhapur dhe periudha e lulëzimit të saj është një nga më të bukurit e vitit.
Por a hasni vështirësi në zgjedhjen e tyre dhe a jeni kuriozë të zbuloni se cilat janë vetitë shëruese të këtij fruti?! Zgjidhni ato që të jenë me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi kjo se është plotësisht e pjekur. Gjithashtu duhet të kontrolloni dhe bishtat që të jenë jeshile, ndërsa dhe kur ruhen marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë. Futini në frigorifer në një qese plastike të izoluar mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë. Vetitë shëruese të qershisë shkojnë me hapin dhe ngjyrën e saj. Në këtë pemë të shijshme fshihen përbërës, që ndikojnë në shëndet dhe bukuri.
Janë burim për vitamina A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, mineralet kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink. Përmbajnë fibra, celulozë, pektinë, proteina dhe karbohidrate. Ja disa nga vetitë shëruese të qershisë.
Mbron nga kanceri
Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë, përbërës që njihen si “pastrues” të radikalëve të lirë, shkaktues të vërtetuar të kancerit. Ata kanë edhe kuercetinë, pigment bimor nga grupi i flavonoideve. Sipas shumë studimeve, kjo substancë, shkaku i përbërësve kundër kancerit, ndikon në parandalimin e tij.
Mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut
Kaliumi i fshehur brenda qershive të ëmbla ndikon në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve apo pemëve të pasura me këtë mineral mund të jetë i dobishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut, të rrahurave të zemrës dhe aktiviteteve elektrizuese në zemër.
Ndihmon shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte antiinflamatorë. Është një frut shumë i mirë pë rata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë aksion antioksidant dhe luftojnë radikalet e lira. Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.