Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Gjatë një bisede me Françeskën dhe Romeon, Meritoni u shpreh se si u ndje pasi në televotimin kokë më kokë me Julin, ky i fundit u zgjodh finalisti i dytë.
Unë jam rritur me gara. Ja uroj të mirën, i urova dhe fat. Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet. S’më ka interesuar. Me dinjitet e gëzoftë. I ikim kësaj. Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist. Jo e rëndë se pse ai. Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara. Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist. Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë. E kam me veten dhe qenka e rëndë. I thashë Romeos për mua humbja është fitore. Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës. Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt…
Françeska është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit. Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.