Botë e Çuditshme Lifestyle

Qeni më i vjetër në botë hyn në rekordet “Guinness”!

Një chihuahua në Florida me emrin TobyKeith ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness duke u konsideruar kështu qeni më i vjetër në botë. Ai është 21 vjeç e 66 ditë. Gisela Shore nga Greenacres tha se ajo adoptoi TobyKeith nga një strehë kur ai ishte vetëm disa muajsh. Shore tha për ‘Guinness World Records’ se:

Unë isha një vullnetare në ‘Peggy Adams Animal Rescue’ dhe një nga punonjësit më tregoi për një çift të moshuar që po përpiqeshin të dorëzonin një qenush sepse nuk mund të kujdeseshin më për të. Unë u takova me çiftin e moshuar dhe u njoha me një chihuahua të vogël. Ata e kishin quajtur Gjalpë Kikiriku. Më vonë ia ndryshova emrin në TobyKeith.

Shore tha se ajo filloi të dyshonte se TobyKeith mund të ishte qeni më i vjetër në botë kur ai mbushi 20 vjeç. Guinness konfirmoi moshën e TobyKeith si 21 vjeç e 66 ditë më 16 mars të këtij viti, duke konfirmuar statusin e tij si qeni më i vjetër që jeton.

Chihuahuas zakonisht jetojnë 12-18 vjeç kështu që ky është një rast i pazakontë. Shore shton se:

Njerëzit nuk mund ta besojnë se sa i mirë duket ai për moshën e tij.

Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë ishte një qen bagëtish australian i quajtur Bluey. Qeni ngordhi në moshën 29 vjeç e 5 muaj më 14 nëntor 1939. Studimet tregojnë se të kesh një kafshë shtëpiake e rregullon shumë humorin tuaj. Është e natyrshme të duash qenin ose macen tënde. Kafshët tuaja shtëpiake jua kthejnë dashurinë pavarësisht se nuk jeni në gjendje të flisni, megjithatë ato komunikojnë duke ju dhënë shenja. Tundjet e bishtit, lëpirjet dhe shtrëngimet janë disa nga shenjat e dashurisë që falin kafshët shtëpiake. Por ndonjëherë, ato na japin shenja shumë delikate që tregojnë nevojat e tyre.