Studiuesit mendojnë se çdo orë shtesë e shpenzuar duke parë çdo ditë televizor, rrit rrezikun e depresionit me pesë për qind. Dhe ata thanë se sjellja e ulur mund të godasë shëndetin mendor pasi redukton kohën e kaluar me familjen dhe miqtë. Mungesa e stërvitjes gjithashtu mund të rrisë ënjtjen në tru, e cila ka qenë e lidhur me depresionin.
Studimi i 221,599 njerëzve nga “Universiteti Fudan” në Shangai zbuloi se ata që shikonin më shumë televizor, kishin 26 për qind më shumë gjasa të ndiheshin të zhgënjyer sesa ata që shikonin më pak. Rreziku ishte 42 për qind më i lartë për ata që kalonin shumicën e kohës ulur, e njohur si sjellje joaktive. Rritja më e madhe erdhi pas tetë orësh qëndrimi ulur në ditë.
Dr. Na He tha:
Depresioni mund të shmanget nga ndryshimet në stilin e jetesës.
Një studim tjetër zbuloi se aktet e mirësisë mund të largojnë depresionin. Provat e “Universitetit Shtetëror të Ohajos” me 122 njerëz zbuluan se veprimet vetëmohuese rritën kënaqësinë e jetës dhe reduktuan ndjenjat negative.
Dr David Cregg thotë:
Lidhja sociale është e lidhur më fort me mirëqenien.
Si të zvogëloni rrezikun e depresionit?
Për të zbutur rrezikun e depresionit, studimet dhe ekspertët rekomandojnë disa gjëra, sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, u zbulua se aktet e mirësisë mund të parandalojnw rrezikun e depresionit. Ata zbuluan se njerëzit gjenin veprime vetëmohuese për të rritur kënaqësinë dhe për të zvogëluar ndjesitë negative. Ky efekt i atribuohej lidhjes shoqërore që mund të zhvillohej përmes akteve të tilla.