Celebrities Gossip Showbiz

Qëndrimi në spital e ndihmoi të krijonte një album/Annita flet për periudhën më të errët të jetës së saj!

Së fundmi Anitta performoi në “Today’s Citi Concert” në New York. Përveç ngjitjes në skenë, këngëtarja 31-vjeçare braziliane dha gjithashtu një intervistë ku foli për vështirësitë e saj shëndetësore të së kaluarës. Në vitin 2022, krijuesja e hitit u shtrua në spital për muaj të tërë, ndërsa luftoi me një sëmundje të panjohur. Gjendja misterioze e la atë të paaftë për të ecur dhe këngëtarja pranoi se mendonte se do të vdiste.

Isha super, super e pashëndetshme. Unë u sëmura shumë dhe isha aq e sëmurë fizikisht sa nuk mund të punoja dhe nuk kisha pushuar së punuari për kaq shumë vite. Thjesht kam humbur kaq shumë kohë të jetës sime duke u përpjekur të arrij qëllimet, të kënaq njerëzit dhe të kem sukses. Sëmundja ndryshoi të gjithë mentalitetin tim dhe kjo është arsyeja pse bëra këtë album. Unë bëra ‘Funk Generation’ në spital. Isha sikur, ‘dua një album si ky në rast se vdes, do të lë një album për të cilin jam krenar’.

Këngëtares së njohur braziliane gjithmonë i ka pëlqyer transformimi. Ylli me famë botërore foli së fundmi për ndërhyrjen në hundë, nofull dhe zmadhimin e gjoksit. 29-vjeçarja tha për ‘WSJ’ se:

Nuk ka të bëjë me faktin që nuk jam e kënaqur me veten. Për mua është njësoj si të ndryshoj flokët. Edhe nëse rezultati nuk është mirë, ose siç e prisja, përsëri më pëlqen procesi. Më pëlqen adrenalina.

Madje, Anitta i ka përdorur operacionet si një frymëzim për muzikën e saj. Artistja shfaqi veten e saj para transformimeve në kopertinën e albumit të saj ‘Versions of Me’, duke simbolizuar ndryshimet e shumta që ajo ka pasur gjatë viteve.