Aktualitet

Qendrat e emigrantëve në Gjadër, Meloni: “Hapen javën tjetër, një projekt inovativ!”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se javën e ardhshme do të hapen në Shqipëri qendrat e pritjes të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku do të përpunohen dhe kërkesat për azil. Ajo ka theksuar se qendrat do të jenë funksionale në javët e ardhshme, por pa specifikuar një datë. Meloni ka deklaruar gjithashtu se janë hasur vështirësi operacionale në ngritjen e këtyre qendrave, por shtoi se tashmë janë kapërcyer.

Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian. Në muajt e fundit, kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ.

Kryeministrja italiane ka shpjeguar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të shërbejnë dhe si një model inovativ për vendet e tjera, duke iu referuar disa deklaratave të bëra nga shtetet anëtare të BE-së.