Së fundmi aktori i njohur Alec Baldwin dhe familja e kineastes së ndjerë të “Rust” Halyna Hutchins kanë arritur një marrëveshje për padinë e ngritur kundër aktorit. Bashkëshorti, Matthew Hutchins, njoftoi se marrëveshja thotë se ai do të jetë një producent ekzekutiv i filmit Western dhe do të marrë një pjesë të fitimeve.
Ne kemi arritur një marrëveshje për rastin tonë kundër producentëve të “Rust”, duke përfshirë Alec Baldwin dhe Rust Movie Productions, LLC. Si pjesë e kësaj zgjidhjeje, çështja jonë do të pushohet. Unë nuk kam asnjë interes të angazhohem në akuza ose atribuime të fajit. Të gjithë ne besojmë se vdekja e Halyna Hutchins ishte një aksident i tmerrshëm. Jam mirënjohës që producentët dhe komuniteti argëtues janë bashkuar për të nderuar punën e fundit të saj.
Ndërkohë avokati i Baldwin, Luke Nikas në një deklaratë për “Page Six”, tha:
Gjatë gjithë këtij procesi të vështirë, të gjithë kanë ruajtur dëshirën specifike për të bërë atë që është më e mira për djalin e Halyna Hutchins. I jemi mirënjohës të gjithëve që kontribouan në zgjidhjen e kësaj situate tragjike dhe të dhimbshme.
Rikujtojmë se së fundmi Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Më 22 shtator, bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram. Dyshja e njohur kanë edhe 7 fëmijë të tjerë të cilët janë, Carmen, Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia, si dhe vajzën 26-vjeçare të Alec me ish-gruan Kim Basinger, Ireland Baldwin.