Një modele në Instagram ka ndarë së fundmi me mediat problemet që ajo po has me të qenit me të vërtetë shumë e bukur. Veronika Rajek nga Sllovakia pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit raportojnë se është false, duke e arsyetuar se ajo është shumë e bukur për të ekzistuar. Shumë ndjekës të tjerë e akuzojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 se ka kryer shumë operacione plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.
Së fundmi ajo ka deklaruar se:
Unë i përdor rrjetet sociale për të përcjellë pozitivitet në lidhje me trupin, por njerëzit mendojnë se unë jam e “privilegjuar” dhe gjithmonë më ulin. Trupi im konsiderohet i rrezikshëm në rrjetet sociale dhe më ofendojnë vetëm sepse postoj foto të miat. Sot, për të vlerësuar pozitivisht trupin tënd, duhet të jesh mbipeshë ose obeze. Nëse je e bukur dhe e gjatë, njerëzit të sulmojnë. Janë xhelozë për faktin se trupi im është i bukur pa ndërhyrje. Madje, ka njerëz që i bëjnë “report” profilit tim vetëm sepse ofendohen nga pamja ime e jashtme. Unë po humbas para për këtë arsye. Unë nuk postoj asgjë me pullë të kuqe, vetëm tregoj veten time.