Dy artistët e njohur, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, Eni Koçi, i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh së bashku e kanë publikuar lajmin për fansat në Instagram. Në foto Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi. Në postimin e publikuar, Koçi ka shprehur:
Z.& Znj.Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019.
Urimet kanë qenë të menjëhershme për dyshen e njohur. Për çiftin këto ditë është raportuar se janë në pritje të një fëmije, gjë të cilën nuk e kanë konfirmuar akoma. Ndërkaq, edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, Gencin.
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin për raste të veçanta. Sado u përpoqën ta fshihnin lidhjen mes tyre, ajo arriti t’u bënte publike.