Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Maestro ka reaguar ditën e sotme gjatë spektaklit në lidhje me konfliktet e vazhdueshme që ka me Luizin. Ai tha se tashmë nuk do të ketë më komunikim me Luizin, pasi nuk e toleron më.
Këtu ka një problem, në momentin që t’i bën një dhunë verbale truri logjikon që unë do rri pa gjumë. Ai ka thënë që nuk do ta bëjë këtë natë po natë tjetër. U ngrita bisedova qe ta zgjidhja. Pas kësaj situate më tha që ishte lojë që unë të dilja i preferuari. Nuk ishte çështje loje…Do vazhdoj të mbaj qëndrim kundër Luizit. Unë e kisha vendosur më parë. E pranoi që më ofendoi por e bëri prapë pas 10 minutash, duke më provokuar. Që nga ky moment nuk dua të kem asnjë komunikim me të.
Gjatë javës banorët kishin një sfidë nga Vëllai i Madh, ku folën për çështje të ndryshme shoqërore në Shqipëri. Luizi bëri një deklaratë të pamenduar gjatë lojës. Ai “shigjetoi” komunitetin LGBTQ, por për këtë kërkoi falje sonte publikisht, pasi sipas tij, nxitoi dhe foli pa u menduar mirë që po fryen dikë.