Aktorja e njohur Naomi Watts ka folur për menopauzën e hershme, në të cilën ka hyrë në moshën 36-vjeçare. Në një intervistë për revistën “Hello”, aktorja ka shpjeguar se ka kaluar një periudhë të vështirë pasi simptomat që kishte po e shqetësonin. 54-vjeçarja u shpreh se:
Të kalosh menopauzën në një moshë kaq të re nuk ishte e lehtë. Sidomos në një kohë kur kishte shumë pak informacion për të. Ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës, migrena… Ndihesha sikur po dilja jashtë kontrollit. Duke kaluar nëpër këtë udhëtim më çoi në një kuptim më të thellë të vetes. Dola nga ana tjetër duke u ndjerë më “autentike”. Liria ime e madhe erdhi me vetënjohjen.
Ndërkaq, rikujtojmë se postmenopauza është termi që përshkruan kohën pas kalimit të menopauzës. Kur jeni në postmenopauzë, cikli juaj menstrual ka ndaluar për më shumë se 12 muaj rresht. Në këtë fazë të jetës, vitet e riprodhimit kanë përfunduar dhe nuk jeni më në ovulacion. Simptomat e menopauzës që keni përjetuar, mund të bëhen më të buta ose të zhduken plotësisht. Megjithatë, disa njerëz vazhdojnë të përjetojnë simptoma të menopauzës për një dekadë ose më gjatë pas menopauzës. Perimenopauza është koha para menopauzës.