Celebrities Gossip Showbiz

“Që në momentin që hyre…”, partnerja e Endrik reagon për hyrjen e tij në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Hyrja e Endrikut si banori i ri i shtëpisë mbrëmjen e djeshme ka amrrë shumë vëmendjen, kjo për shkak se ai dhe sara para disa vitesh kanë qenë të lidhur dhe këtë Endrik e ka thënë në klipin prezantues. Ama Hendrik është i martuar dhe ka një djalë 7 vjeç dhe partnerja e tij nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale për hyrjen e tij në ‘BBV3″

Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperiencë. Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je!

Mëngjesin e sotëm Endrik është zgjuar herët dhe e ka nisur ditën me rrëfime personale. Gjatë një bisede në oborr me Françeskën, ai ka rrëfyer se është fëmijë i vetëm në familje dhe se është rritur pa baba. Ai ka shtuar se miqtë kanë zëvendësuar mungesën e një vëllai që ka patur gjithmonë dëshirë t’a kishte.