Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bën pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Banorët e “Big Brother VIP” duket se që tani kanë nisur aleancat, madje kanë filluar që të shprehin preferencat e tyre se kë banor duan jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një përgjigje e moderatores së njohur, Roza Lati, ka ngjallur shumë debate.
Pyetja që iu drejtua ishte: “Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?”. Roza tha emrin e aktorit të njohur, Julian Deda, dhe më pas i thotë:
Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.
Duket se këtë përgjigje të Rozës, Juli nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse moderatorja mendon ashtu për të.
Juli: Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë?
Roza: Ta thashë, se bërtet shumë sepse nuk kam asgjë personale me ty, kaq.
View this post on Instagram
Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.
Duke u bazuar në të dhënat e Google Trends, raporti thekson një rritje të qëndrueshme në interesin e shikuesve kosovarë për shfaqjen e famshme të realitetit që transmetohet nga Shqipëria. Analiza e Terra Marketing ka evidentuar se ky trend ka kapërcyer pritshmëritë dhe sjell një ndryshim paradigmatik në sjelljen e konsumatorëve televizivë në rajon.