Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora është duke qëndruar në Sydney me të dashurin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi. Rita sigurisht që po e shijon qëndrimin e qetë në Australi, teksa së fundmi është fotografuar duke bërë pazaret me një veshje që me siguri jo çdokush do të kishte guximin ta vishte, të paktën jo për pazar.
Bukuroshja i kishte lënë shumë pak vend imagjinatës me fustanin e zi të tejdukshëm ku ekspozonte të brendshmet e saj përsëri në ngjyrë të zezë. Ylli me prejardhje shqiptare, kompletoi pamjen me një palë sandale të zeza, syze dielli të mëdha dhe një maskë ngjyrë gri për fytyrën. Rita u shfaq pa make up me flokët e saj të kapur bisht. Vlen të theksojmë se artistja ishte e shoqëruar edhe nga motra e saj, Elena Ora.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se 31-vjeçarja dhe i dashuri i saj i ri t’i kalojnë Krishtlindjet në Australi. Duke folur për “Daily Mail Australia”, një burim i afërt me Ritën konfirmoi se këngëtarja dhe Taika do të kalojnë pesë javët e ardhshme në Sydney në një rezidencë 11.54 milionë dollarë në Bellevue Hill. Burimi u shpreh se:
Rita pret me padurim që të ketë Krishtlindje të bukura në Aussie përpara se të fillojë xhirimet e sezonit të dytë të “The Voice Australia”. Xhirimi për “The Voice: Generations” pothuajse ka përfunduar tashmë. Rita nuk ka në plan të kthehet në shtëpi për Krishtlindje dhe në vend të kësaj do të marrë pak kohë për veten këtu përpara se të rifillojnë xhirimet.
Rita gjithashtu së fundmi ka folur për ngrirjen e vezëve të saj, duke thënë se ishte gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë. Ajo i ngriu vezët në moshën 24-vjeçare dhe përsëri në moshën 27-vjeçare për të siguruar të ardhmen e saj për të qenë në gjendje të kishte një familje pasi kishte marrë këshilla nga një mjek. Ajo foli për “The Independent” ku shpjegoi se si funksionoi dhe pse mori vendimin për ta bërë diçka të tillë. Zbuloni më shumë në këtë link.