Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Së fundi Beniada ka qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia, që u zhvillua para pak ditësh. Ditën e sotme bukuroshja na ka treguar se jo vetëm tani, por që e vogël ka qënë pjesë e festivaleve në Itali dhe ka postuar kështu një foto nga fëmijëria e saj, ku ka marrë pjesë në një festival shkolle dhe shkruan:
Nga festivali i Venezia te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse ‘Parfumi im’ nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha. Shihemi së shpejti me një këngë.
Së fundmi Beniada ka ndarë me ndjekësit një Instastory që na ngre paksa dyshimet lidhur me jetën e saj personale. Modelja ka postuar një foto ku mban në dorë dy trëndafila të kuq dhe krahas shkruan: “Faleminderit”. Nuk dihet nëse lulet janë dhuratë nga ndonjë fans/e e bukuroshes ose dikush special ‘fshiehet’ pas tyre, megjithatë le të presim nëse vetë Beni do të na zbulojë diçka më shumë.