Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes nëse po ndiqni një dietë!

Dietat strikte reduktojnë kaloritë nën nevojat e dikujt për energji ose kufizoinë makronutrientët që ha një person. Këtë ka pohuar Jennifer Rollin, themeluese e Qendrës së Çrregullimeve të Ushqimit në Rockville, Maryland. Ju mund të mos i merrni nevojat tuaja për kalori ose lëndët ushqyese dhe kjo mund të çojë në marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin.

Nëse dieta juaj përjashton grupe të tëra ushqimore, ka të ngjarë të keni një dietë strikte. Sa shpesh po mendoni për ushqimin? Një mënyrë për të vlerësuar dietën tuaj është të shikoni se sa jeni duke menduar për ushqimin.

Kur janë nën një dietë kufizuese, njerëzit priren të fiksohen për atë që kanë ngrënë, çfarë do të hanë dhe turpin që ndjejnë pasi kanë ngrënë.

Sa fleksibël jeni?

Një matës tjetër i mirë është fleksibiliteti juaj rreth stilit të të ushqyerit që po ndiqni. Ka një ndryshim midis një preference për të ngrënë kundrejt një sërë rregullash që duhen ndjekur.

Me klientët e saj, Mokari pëlqen të përdorë rregullin 80/20 – 80%.

Ajo fokusohet në ngrënien e të gjitha ushqimeve të nevojshme për një dietë të veçantë ose shqetësim shëndetësor dhe 20% të rasteve ka më shumë tolerancë. Kjo qasje gjithashtu ndihmon për t’u larguar nga një mentalitet kufizues.

Ndërkaq, ka gjithnjë e më shumë shtete ku numri i njerëzve obezë po rritet vazhdimisht dhe paraqet një kërcënim për shëndetin e kombit. I tillë është rasti në Britaninë e Madhe, ku do të nisë të zbatohet një program për humbje peshe, bazuar në një “dietë të lëngshme”. Rezultatet e periudhës së provës, e cila filloi tre vjet më parë u prezantuan dhe treguan se pjesëmarrësit humbën mesatarisht nga 12 deri në 13 kilogramë në tre muaj.