Një grua mund të përjetojë dehidratim në çdo moshë për një sërë arsyesh, por nëse jeni mes 40 deri në 50-vjeçe dhe/ose jeni duke përjetuar menopauzë, mund të pyesni veten nëse shkakton menopauza dehidratim. Ka disa ndryshime fiziologjike në trup që ndodhin rreth të njëjtës moshë kur fillon perimenopauza dhe menopauza që mund ta bëjnë të lehtë idenë se po, menopauza shkakton dehidratim.
Taniqua Miller, mjeke gjinekologe thotë se:
Sasia e ujit që kemi në trup bie me kalimin e moshës. Kjo për shkak se është e zakonshme të filloni të humbni 3-5% të masës muskulore të trupit duke filluar nga mosha 30-vjeçare. Më pak masë muskulore do të thotë më pak përmbajtje uji në trup dhe kështu rritet rreziku për dehidratim. Për të qenë të qartë, menopauza mund të kontribuojë patjetër në dehidratim. Për shembull, një fshikëz tepër aktive është një simptomë e zakonshme e menopauzës dhe mund të çojë në urinim më të shpeshtë. Për të zbutur këto simptoma, shumë gra kufizojnë lëngjet dhe kështu rrezikojnë dehidratimin. Ndërkohë, ndryshimet fiziologjike për shkak të luhatjeve hormonale gjatë menopauzës, afsheve të nxehta dhe djersitjes gjatë natës, lidhen me mungesën e estrogjenit. Të gjitha këto shkaktojnë simptoma të tjera që mund të jenë dehidratuese. Hani më shumë fruta dhe perime dhe kufizoni kafeinën dhe alkoolin.
Ndërkaq, joga sirsasana, qëndrimi në kokë me këmbë të lakuara i jep freski fytyrës dhe lëkurës, sepse ndikon në rregullimin e sistemit tonë endokrin. Gjëndrat të cilat rregullojnë prodhimin dhe balancimin e hormoneve përtëriten dhe mbushen me energji. Fytyra jonë bëhet më e tendosur dhe më e freskët, ndërkaq trupi më elastik dhe më i fortë, gjë që ngadalëson procesin e plakjes.
Ky ushtrim shpejt ngre vitalitetin dhe vetëbesimin, sepse dërgon oksigjen në tru dhe kështu përmirëson qarkullimin e gjakut në kokë. Duke ushtruar qëndrimin në kokë përmirësojmë qarkullimin e tërë trupit, qarkullimin e gjakut, të të gjitha organeve vitale dhe gjëndrave endokrine, të cilat janë përgjegjëse për punën normale të hormoneve.