Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo ka diskutuar për takimet e parë me djemtë në intervistën e saj të fundit për Netflix, të publikuar në Instagram. Në video, ajo flet për maskat dhe më vonë ndan mendimin e saj për një pyetje unike takimi. Ajo tha: “Kjo është një pyetje shumë e çuditshme specifike që ua bëj djemve në takimet e para. Unë gjithmonë i pyes nëse mendojnë se do të dëshironin të shkonin në hapësirë. Dhe nëse ata thonë po, unë nuk dal me ta. Unë thjesht mendoj se nëse dëshiron të shkosh në hapësirë, je paksa shumë e mbushur me veten. Mendoj se është thjesht e çuditshme”-tha ajo.
Rodrigo, ka ndarë gjithashtu së fundmi një përvojë të pazakontë që përjetoi në kufirin kanadez pas koncerteve të saj në fillim të këtij viti. Gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ajo zbuloi se u ndalua për gjysmë ore nga policia, e cila mendoi se ajo ishte një person tjetër që i ngjante asaj. Rodrigo tregoi se ishte duke kaluar nga Kanadaja për në Portland dhe pas dorëzimit të pasaportës, oficerët e kufirit kërkuan emrin e saj. Ajo mendoi se ndoshta ata donin një autograf, por gjërat morën një kthesë të papritur kur e çuan në një dhomë të hetimit.
Rikujtojmë se këngëtarja ka kaluar një situatë të rrezikshme, pasi përjetoi një incident gjatë performancës së saj të tretë nga tetë në Guts World Tour në Australi. 21 vjeçarja ra në një vrimë në skenë në Arenën Rod Laver të Melbourne, sipas videove të kapura nga fansat dhe të postuara në X dhe TikTok. “Oh, Zot, ishte shumë për të qeshur. Jam mirë”-tha Rodrigo, duke qeshur dhe ecur përsëri në skenë pas rënies së papritur. Ndërsa tre herë fituesja e çmimit Grammy u ngrit në këmbë, ajo e komentoi situatën me humor, duke thënë: “Wow, ndonjëherë, thjesht ka një vrimë në skenë.”